Policia e Kosovës po e heton një tentimvrasje në Prishtinë që ka ndodhur të dielën. Sipas njoftimit, viktima ka raportuar se derisa po lëvizte në këmbë, është goditur nga një veturë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti është iniciuar si “tentimvrasje”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë është goditur nga një veturë. I njëjti për shkak të lëndimeve të pësuara është dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe po vazhdon të hetohet nga njësitet kompentente policore”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë
-
Gjuajtje me armë e goditje me veturë – tre të lënduar e një i arrestuar në Prishtinë
-
Një person mbeti i lënduar pasi u godit nga vetura në Prishtinë