Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burgim pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11,300 doza ekstazi - i përfshirë edhe asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci.
Arrest në burg u caktua për Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, si dhe për Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, ka konfirmuar Gjykata për KOHËN.
Gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorit që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.
Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge. Dozat e gjetura, sipas Policisë, kapin vlerën prej 400 mijë eurosh.
Pas këtij rasti, Lëvizja Vetëvendosje e kishte përjashtuar Mujecin nga të gjitha strukturat e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë s’treguan nëse bashkëpunuan në aksionin ku u arrestua Mujeci
-
Asamblisti i LVV-së dhe katër persona të tjerë kapen duke trafikuar drogë në Shqipëri
-
VV-ja përjashton Besnik Mujecin
-
VV-ja inicion procedurë disiplinore ndaj asamblistit të arrestuar për drogë
-
Asamblisti i VV-së arrestohet në Tiranë, dyshohet për trafikim droge