Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar Besnik Mujecin nga të gjitha strukturat e saj.
Alim Rama, sekretar organizativ në VV, ka thënë se pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit, Komisioni Disiplinor i LVV-së menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë, komisioni i VV-së ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE, ka shkruar Rama.
Besnik Mujeci u arrestua të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge. Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge. Sipas Policisë, ky grup u kap me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.

-
Gjykata e Tiranës vendos për Mujecin
-
Asamblisti i LVV-së dhe katër persona të tjerë kapen duke trafikuar drogë në Shqipëri
-
PDK: Të dorëhiqet narko-trafikanti i VV-së, të nisin hetimet për “Aferën Droga”
-
VV-ja inicion procedurë disiplinore ndaj asamblistit të arrestuar për drogë
-
VV-ja nis trajtimin e rastit ku ish-kandidati për asamblist u kap me drogë