Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj asamblistit të kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, të arrestuar të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge.
Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge. Sipas Policisë, ky grup u kap me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë për KOHËN, Arlind Manxhuka, sekretar për media dhe komunikim në Vetëvendosje.