Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka gjobitur një person me 500 euro, pasi ai ndonëse i infektuar me COVID-19 nuk kishte respektuar masën e vetizolimit dhe kishte dal në një restorant.
Policia e Kosovës, rajoni i Pejës ka bërë të ditur se po has në raste kur qytetarët edhe pas konfirmimit se janë pozitivë me koronavirus nuk po izolohen.
“Policia e Kosovës has në raste kur qytetaret e prekur nga Covid-19 nuk respektojnë udhëzimet e IKSHP edhe pas konfirmimit se janë te prekur nga Virusi COVID-19. Më datën 25.08.2021 rreth orës 17:00, Policia e Stacionit Policor Pejë, është njoftuar se në një restorant – lokal në lagjen e rajonit tre në Vitomiricë të Pejës, ka qëndruar personi: B. H. i cili ishte i prekur nga COVID-19. Të njëjtit nga ana e Policisë i është shqiptuar fletë gjoba në shumë prej 500 Euro sipas dispozitave te Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetaret qe te respektojnë vendimet e Qeveris dhe te IKSHP-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Policia në Pejë shqipton dy dënime me nga 500 euro për mosrespektim të vetizolimit
-
Në Kamenicë gjobiten me nga 500 euro të infektuarit me COVID-19 që thyen izolimin
-
Mbyllen tri lokale në Pejë për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID
-
Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID