Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kamenicë gjobiten me nga 500 euro të infektuarit me COVID-19 që thyen izolimin

Stacioni policor në Kamenicë njofton se ka gjobitur me 500 euro personat e infektuar me COVID-19 që kanë thyer izolimin. Komuna e Kamenicës njofton se ka filluar aksion për identifikimin e personave të infektuar që kanë thyer izolimin dhe ndaj tyre po zhvillohet monitorim i vazhdueshëm.

“Apelojnë tek qytetarët që kushdo që ka informata se personat e identifikuar me #COVID19, kanë thyer izolimin, ose janë parë jashtë duke kryer shërbime, t'i lajmërojnë në Polici. Kujtojmë se personat e infektuar, izolimin mund ta thyejnë vetëm për të marrë tretman mjekësor, pasi e kanë lajmëruar paraprakisht shtabin emergjent komunal. Ky aksion nga Policia, është ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit”, thuhet në njoftim.