Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjobiten dy shoferë për përdorim të alkoolit gjatë ngasjes

Dy shoferë janë gjobitur mëngjesin e së enjtes pasi Policia Rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez, dhe në rrugën‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, ndaloi të dy për përdorim të alkoolit gjatë ngasjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se ndaj shoferit me inicialet M.L., 26-vjeçar, i shqiptoi gjobë prej 200 euro , “2 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit”. Ndërsa, ndaj shoferit tjetër me inicialet M.K., 36 vjeçar, policia inicioi kundërvajtje “për gjykatë për kundërvajtjen, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes dhe i cili drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën për ngasje (pa patentë shoferi)”.

Policia ka bërë apel që shoferët të respektojnë ligjin për komunikacionin rrugor dhe të mos ngasin në gjendje të dehur.