Policia në Gjilan ka gjobitur me 500 euro 49-vjeçarin me inicialet I.V, i cili i përket komunitetit serb, gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.
Ai është gjobitur pas matjes me alkool test, ku ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.52 promilë.
Siç është bërë e ditur, këtij kundërvajtësi i janë marrë edhe tri pikë dhe është vendosur masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti, raportoi KSP-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Hodhi shishe qelqi nga vetura, gjobitet me 300 euro
-
Nga 500 euro gjobë për dy shoferët që bënë gara shpejtësie në Gjilan
-
Dy shoferë gjobiten për tejkalim shpejtësie në Gjilan, iu morën lejet e ngasjes
-
Gjobitet shoferi i dehur në Ferizaj
-
Shoferja voziti 110 km/h në zonën ku lejohej shpejtësia 40, Policia e gjobit me 300 euro