Policia ka marrë masa ndaj dy shoferëve në Gjilan, pasi janë kapur duke bërë gara të kundërligjshme në rrugën e Kamenicës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, nga pesë pikë negative, si dhe ndalim i vozitjes së automjeteve në kohëzgjatje prej një viti.
“Njësite policore nga stacioni policor në Gjilan me datën 29.05.2024 në qytetin e Gjilanit rruga e Kamenicës kanë identifikuar dhe kanë marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve të cilët janë takuar duke bërë gara shpejtësie me vetura, me të cilat veprime kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë thirrje për respektim të ligjeve të trafikut rrugor.
-
Dy shoferë gjobiten për tejkalim shpejtësie në Gjilan, iu morën lejet e ngasjes
-
Shoferja voziti 110 km/h në zonën ku lejohej shpejtësia 40, Policia e gjobit me 300 euro
-
Voziti me 101 km/h në rrugën ku lejohet shpejtësia deri në 40, ndëshkohet shoferi
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete