Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Voziti me 101 km/h në rrugën ku lejohet shpejtësia deri në 40, ndëshkohet shoferi

Një person është ndaluar për tejkalim të shpejtësisë në Gjilan.

Njësiti policor të mërkurën ka dalë në aksin rrugon Gjilan-Ferizaj për të kryer kontrolle të automjeteve.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, ka qenë duke vozitur me shpejtësinë 101 km/h.

Personit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftimin e PK-së.