Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy shoferë gjobiten për tejkalim shpejtësie në Gjilan, iu morën lejet e ngasjes

Policia ka shqiptuar të paktën dy gjoba për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë në Gjilan.

Sipas njoftimit, një grua është gjobitur me 500 euro për kundërvajtje, pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 40 km/h, ajo është hasur duke vozitur me shpejtësi 120km/h.

“Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një viti”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, kundërvajtësi është hasur duke vozitur me shpejtësinë 103 km/h.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj”, bën të ditur policia.

Image