Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim të pandehurin A.B., që akuzohet për dhunim.
Sipas Themelores, më 15 tetor të 2022-s, i pandehuri e kishte detyruar viktimën të kryente akt seksual pa dëshirën e saj dhe nën kërcënimin e thikës.
“...Në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën, ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet t’i kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Pas kryerjes së veprës, i pandehuri e kishte dërguar të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 pasmesnate.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjakovë, një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim
-
Një vit e gjysmë burg sepse u zhvesh para tri të miturave në Gjakovë
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjakovë
-
Katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen në tentativë për shkak të një prone në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunimin e një të miture në Gjakovë