Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fqinjët e Shqipërisë “përmbyten” nga droga shqiptare

Vendet fqinje me Shqipërinë, pikërisht Italia e Greqia, po “përmbyten” nga droga e llojit marihuanë e prodhuar në Shqipëri, por edhe nga heroina e kokaina që po kalojnë transit përmes Shqipërisë në këto vende.

Pas bllokimit të 613 kilogramëve drogë të llojit kokainë të mërkurën në Durrës, vetëm disa orë më pas, në qytetin Catanzaro të Italisë, Guardia di Finanza dhe policia financiare në bashkëpunim edhe me Shërbimin Qendror të Hetimeve Penale të Romës, kanë bllokuar 5 tonë drogë të llojit marihuanë, ndërkohë që janë arrestuar 25 persona, midis tyre 10 shqiptarë. Por droga shqiptare nuk ka të ndalur, shkruan sot Koha Ditore.

Policia greke ka zhvilluar një operacion në zonën e Igumenicës, ku ka kapur një gomone me 424 kilogramë marihuanë, ndërsa në pranga është vënë edhe skafisti shqiptar.

Drejtoria e Antimafisë e Prokurorisë së Katanzaros në rajonin e Kalabrisë në Itali ka deklaruar të enjten se kartelet shqiptare janë partnerë efikasë të Ndraghetas. Në rrethanat e krijuara, aktorët politikë në Shqipëri, kryesisht ata opozitarë, kanë shprehur shqetësimin pas këtyre ngjarjeve të ndodhura në harkun kohor të 12 orëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm