Policia italiane ka shkatërruar dy grupe kriminale të trafikimit të drogës nga Shqipëria, që operonin në Brindizi, Fasano, Oria dhe Katania.
Mësohet se nga operacionet e forcave të sigurisë të zhvilluar mëngjesin e së mërkurës janë arrestuar 15 persona. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ata akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe shantazh.
Lajmi për operacionin është raportuar nga mediat italiane, transmeton abcnews. “Brindisi Report” shkruan se në operacion është sekuestruar në total një sasi prej 800 kilogramësh marihuanë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe mjete që tjera që shërbenin për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria për në Itali.
-
Goditet grupi i trafikut të marihuanës, 14 të arrestuar në Itali e 2 në Tiranë
-
Trafikonin kokaine për në Holandë, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane në Itali
-
Çuan në Itali afro 4 ton drogë të prodhuesve në Shqipëri, 9 të arrestuar
-
Kapet në Bari rreth 1 ton drogë nga Shqipëria me vlerë 10 milionë euro, arrestohen dy vëllezër
-
Dërgonin armë dhe drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 20 të arrestuar në Bari