Një person është arrestuar në Lipjan pasi është zënë duke tentuar ta vjedhë një veturë të premten.
Vetë pronari i veturës e ka zënë të dyshuarin tek automjeti i tij.
Policia i ka gjetur një sasi substance narkotike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ankuesi mashkull kosovar e ka hasur duke tentuar t’ia vjedh veturën me targa vendore. Njësitë relevante në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël substancë narkotike dhe një brisk. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës, goditi veturën e Policisë gjatë përpjekjes për të ikur
-
Arrestohet një person, u kap duke vjedhur rezervuare të naftës
-
Tentoi ta godiste me veturë policin që ia dha urdhrin për ndalim, arrestohet
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Ndalohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godiste me veturë dhe sulmoi zyrtarët policorë