Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një grua dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:28. Viktima, femër kosovare, ka raportuar se është goditur nga mbrapa me veturë nga ish-bashkëshorti, me të cilin aktualisht është e ndarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas rastit, të dyja palët janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.