Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dy vjet burg B. Zhjeqi pasi që i njëjti ka marrë pjesë në sulmin ndaj ish drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Sipas Gjykatës më 16 gusht të vitit të kaluar rreth orës 07:12, në rrugën “Imzot Nikë Prelaj” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit B.A dhe G.M, i akuzuari B.Zhjeqi, me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Të akuzuarit B.ZH i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
I dëmtuari Sokol Zogaj për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Dënohet me 1 vit burgim për ndihmë të dy të tjerëve në vepër penale
-
Ekstradohet nga Gjermania njëri nga sulmuesit e ish drejtorit të Shërbimit Korrektues
-
Arrestohet në Gjermani i dyshuari për sulmin ndaj drejtorit të Burgjeve të Kosovës
-
Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim për sulm ndaj KFOR-it e Policisë
-
Dënohet me dy vjet burgim i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë