Policia e Kosovës njofton se është bërë ekstradimi nga Gjermania i cili kishte sulmuar një person zyrtar më 16 gusht të vitit 2017.
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Imzot Nikprelaj”, në Prishtinë ku ishte sulmuar fizikisht Sokol Zogaj që në atë kohë ka qenë drejtor i Shërbimit Korrektues.
Policia nuk ka dhënë detaje për të dyshuarin, vetëm ka bërë të ditur se ai është ekstraduar përmes urdhër-arrestit dhe letër-rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Gjermani i dyshuari për sulmin ndaj drejtorit të Burgjeve të Kosovës
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Sulmohet fizikisht në QKUK zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës
-
Dy vjet burgim për njërin nga sulmuesit e Sokol Zogajt
-
Tre sulmuesit e Zogajt vazhdojnë arratinë, “enden nëpër Prishtinë”