Dy të vdekur dhe katër të lënduar rëndë nga një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Peqan.
Rastin e ka konfirmuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, sipas të cilit viktimat si dhe të lënduarit janë shtetas të Shqipërisë.
Ata ishin duke udhëtuar me një minibus që lëvizte nga Prishtina për në Durrës dhe i cili, sipas Muharremajt, e ka devijuar rrugën dhe ka goditur një kamion.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për Koha.net se në aksidentin ku humbën jetën dy persona e tre të tjerë mbetën të lënduar, të përfshira ishin një furgon udhëtarësh dhe një kamion.
Sipas tij aksidenti ka ndodhur në km e 36-të rrugës Vermicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Peqan të Suharekës.
Ai tutje ka thënë se kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, ndërkaq automjetet po orientohen në rrugë alternative.
Edhe
Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
“Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suhareke), ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar. Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative”, ka thënë ai.
Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, ka bërë të ditur për KTV-në se shoferi i furgonit të udhëtarëve është ndaluar nga policia dhe brenda pak orëve pritet të merret vendimi për arrestimin e tij.
{gallery}