Një grua, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur, ka raportuar se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë të martën.
Sipas njoftimit nga Policia në raportin 24-orësh, të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur, pas kësaj përpjekjeje.
Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe rasti i iniciuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore.