Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe Federata e Futbollit të Kosovës u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të tre të vdekurve në aksidentin e së shtunës mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre viktimat ishin shikues të një gare mes veturave në autostradë. Njëri nga ngasësit, që është arrestuar, e ka humbur kontrollin e veturës, duke goditur shikuesit. Përveç tre të vdekurve, edhe tre persona kanë marrë lëndime.
Tre viktimat ishin nga Gjakova, ndërsa dy prej tyre ishin futbollit të klubit KF Gjakova që bën gara në Ligën e Tretë.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova. Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh. Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre”, thuhet në reagimin e Gjinit.
Ndërsa, FFK-ja ka shkruar se Molos Delija dhe Lordon Syla do të mbesin gjithmonë si figura frymëzuese dhe të dalluara në fushën e futbollit.
Edhe
Tre të rinj vdesin shkaku i garave ilegale me makina, Policia arreston edhe personin e dytë
“Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta. I përjetshëm qoftë kujtimi për Molosin dhe Lordin!”, ka shkruar FFK-ja ndër të tjera.
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për aksidentin me tri viktima në Prizren
-
Të vdekurit mbrëmë në Prizren ishin shikues të një gare mes veturave në autostradë
-
Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Aktakuzë ndaj 2 të dyshuarve për aksidentin ku humbën jetën 3 të rinj që shikonin garën me vetura