Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i dytë në lidhje me aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” të shtunën mbrëma, ku si pasojë mbetën tre persona të vdekur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Kohën se personi i dytë i arrestuar është në cilësinë e të dyshuarit.
“Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar. Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Kelani.
Tre personat që vdiqën të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren, ishin shikues të një gare mes veturave. Tre të tjerë pësuan lëndime.
-
Vdes një grua në një vetaksident në Prizren, dy të tjerë lëndohen
-
Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Aktakuzë ndaj 2 të dyshuarve për aksidentin ku humbën jetën 3 të rinj që shikonin garën me vetura
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Prizren që shkaktuan vdekjen e tre personave
-
Tre të rinj vdesin shkaku i garave ilegale me makina, Policia arreston edhe personin e dytë