Tre personat që vdiqën të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren, ishin shikues të një gare mes veturave, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, një nga ngasësit dyshohet se e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre viktimat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.