Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy gra e një e mitur u ngacmuan në 24 orët e fundit në Kosovë

policia arrestim sulm seksual

Tre persona u arrestuan të hënën në Kosovë, të dyshuar për rastet “ngacmim seksual” dhe “ngacmim”.

Policia e Kosovës njoftoi të martën se në Prishtinë, u arrestua një person me dyshimin se ka ngacmuar një grua, e më pas e ka goditur fizikisht. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, e rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj”.

Edhe në Shtërpcë është arrestuar një person, i dyshuar për ngacmimin e një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Ngacmim ka ndodhur edhe në Prizren, ku nëpërmjet telefonit, një i dyshuar ka ngacmuar një të mitur.

Ai është arrestuar, e pas intervistimit u dërgua në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm