Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dogana kap mbi 1000 teste të shpejta për COVID-19 të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e më shumë se 1 mijë testeve për COVID-19.

Sipas njoftimit në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara.

Njoftohet se në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi shtetas i Kosovës automjeti që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht.

“Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sasia e testeve të shpejta të sekuestruar është si më poshtë:

-Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë

-Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë

Edhe 30 ditë paraburgim ndaj personit që po kontrabandonte 930 teste për COVID-19 dhe pjesë përcjellëse Kronikë 30 ditë paraburgim ndaj personit që po kontrabandonte 930 teste për COVID-19 dhe pjesë përcjellëse

-LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë

-Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.

Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.