Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prishtinë, djali nën ndikim të alkoolit rrah nënën e babanë

Një djalë në Prishtinë nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindërit e tij. Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar nëna e tij, ndërsa ai është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Viktima kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindërit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.