Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin ndaj zyrtarit në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë dhe ndaj të dënuarit që ishte në atë qendër, për futjen dhe posedimin e substancës narkotike brenda.
I akuzuari R.Z. (person zyrtar) është shpallur fajtor me dënim me burg prej 1 viti e 8 muaj, ndërsa i burgosuri B.S është dënuar me 7 muaj burg dhe 500 euro gjobë.
“I akuzuari R.Z. në cilësinë e personit zyrtar, në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo tjetrin nuk i kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare ashtu që me datë 03.12.2020, kishte futur substancë narkotike të llojit Marihuan në Qendrën Korrektuese në Prishtinë ku edhe kishte qenë duke punuar dhe atë me qëllim që të ndërmjetësoj dhe t’ia dorëzoj këtë substancë narkotike të dënuarit B.S. cili gjendej në vuajtje të dënimit në këtë qendër”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Dënohet zyrtari korrektues dhe i paraburgosuri për posedim të kokainës e marihuanës
-
Paraburgim për një zyrtar të Shërbimit Korrektues pasi mori drogë nga një i paraburgosur
-
Arrestohet një oficer korrektues, u kap duke futur lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit
-
Suspendohet zyrtari korrektues në Prishtinë, dyshohet për kontrabandë me substanca narkotike
-
Paraburgim zyrtarit komunal në Prishtinë për keqpërdorim me pronë publike, bllokohen 48 parcela