Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. Z., duke i shqiptuar dënim prej 4 (katër) vite burgim efektiv, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
I akuzuari me datën 04.07.2019, në ora 22:55 minuta në rrugën Uglarë – Malishevë të Komunës së Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes së automjetit të tij, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, sipas rregullave të komunikacionit, i cili më pas humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, kalon në shiritin e majtë të rrugës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë, ndërkohë të lënduar kanë mbetur edhe F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i drejtimit të automjetit prej 1 (një) viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.