Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim zyrtarin policor me iniciale E.R. për aksidentin ku mbetën të vdekur tre persona.
Sipas njoftimit të Gjykatës atij i është ndaluar gjithashtu që të ngasë automjet në një periudhë prej dy vjetësh pas përfundimit të dënimit me burgim.
Aksidenti ka ndodhur më 26 janar të vitit që shkoi në rrugën Rajonale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel të Skenderajt.
“Gjykata ndaj të pandehurit ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet e gjashtë (6) muajsh dhe dënimin plotësues “Ndalimi i drejtimit të automjetit”, ashtu që të pandehurit i është ndaluar drejtimi i automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy (2) vjetësh, afat i cili fillon të rrjedhë pas ekzekutimit të dënimit me burgim”, thuhet në njoftim, ku shtohet se për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” Kodi Penal i Republikës së Kosovës (KPRK), parasheh minimumin e dënimit prej një (1) viti dhe maksimum të dënimit prej tetë (8) vjetësh.
Sipas aktakuzës, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Edhe
Nisin hetimet për aksidentin me tre të vdekur, 48 orë mbajtje për një polic
“... derisa i pandehuri E.R., kishte qenë duke e drejtuar automjetin zyrtar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kahjes së kundërt dhe aksidentohet me automjetin VË Golf IV, të cilën e drejtonte tani i ndjeri A.G., dhe si rezultat i aksidentit, lëndime fatale kanë pësuar të ndjerët A.G., G.G .dhe Z.G. kurse lëndime të rënda trupore pëson vet i pandehuri si dhe pasagjerët e tij D.E., B.H. si dhe pasagjeri i automjetit Golf IV. fëmija L.G.”, thuhet në njoftim.
-
Hetimet fillestare: IPK-ja lë fajtor policin për aksidentin ku vdiqën 3 persona
-
Tri viktima nga aksidenti në Skenderaj, pesë të lënduar – katër prej tyre policë
-
Shtatë vjet burgim dhe marrje e lejes së vozitjes burrit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Gjakovë
-
Shtatë vjet burgim shoferit për aksidentin me pesë të vdekur