Me burgim të përjetshëm është dënuar Bajram Veliaj, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu.
Trupi gjykues këtë të premte ka shpallur aktgjykimin, ku edhe ka gjetur fajtor Veliajn për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Veliaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, e cila sipas aktakuzës thuhet se ka ndodhur gjatë gushtit te 2019, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, Armenda Aliu, e cila kishte tentuar të largohej nga shtëpia.
Por Veliaj menjëherë kishte marrë një pistoletë dhe në momentin që e kishte vërejtur bashkëshorten, kishte shtënë pesëmbëdhjetë herë në drejtim të saj, me ç’rast atë e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe si pasojë e plagëve 42-vjeçarja vdes në vendin e ngjarjes.
-
Burgim të përjetshëm për burrin që vrau bashkëshorten me 15 plumba
-
I akuzuari për vrasjen e gruas kërkon dënim minimal, familja e së ndjerës dënim të përjetshëm
-
Vendimi për zbutjen e dënimit për vrasësin e Armenda Aliut shkon në Supreme
-
Apeli ia zbut dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burrit që vrau gruan në Prizren
-
Gjykata ende pa vendim për vrasjen e 42-vjeçares në Prizren