Një person ka rënë nga një lartësi derisa po kryente disa shërbime në Han të Elezit, ka njoftuar Policia.
Sipas Policisë, personi është dërguar në emergjencën në Ferizaj dhe gjendja e tij është stabile.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore dhe inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është duke u hetuar.
-
Një person vdes gjatë punës pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë
-
Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
-
Rrëzohet nga kati i dytë një punëtor në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Një punëtor bie nga kati i dytë në vendin e punës, dërgohet në QKUK
-
Arrestohet një person pas vdekjes së 59-vjeçarit që ra nga objekti ku po punonte