Agjentë/e të shitjes së reklamave
KOHA fton profesionistë të shitjes dhe persona me aftësi të dëshmuara komunikimi e negocimi të bëhen pjesë e rrjetit të saj të shitjes së reklamave.
Agjentët do të prezantojnë dhe shesin mundësi reklamimi në KTV, Koha Ditore, Koha.net dhe platformat digjitale e sociale të KOHËS, përfshirë paketa të integruara në disa mediume.
Dy forma angazhimi
AGJENT/E I/E PUNËSUAR – pagë bazë, provizion stimulues për kontratat e realizuara dhe mundësi bonusimi sipas performancës.
AGJENT/E I/E JASHTËM – bashkëpunim fleksibil, pa orar të rregullt pune, me provizione tërheqëse dhe të shkallëzuara sipas kontratave të realizuara.
Përgjegjësitë
Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve dhe klientëve potencialë.
Prezantimi i produkteve dhe paketave reklamuese të KOHËS.
Negocimi i ofertave dhe realizimi i kontratave, në koordinim me ekipin përgjegjës.
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët.
Raportimi i aktiviteteve dhe ndjekja e realizimit të kontratave.
Çka kërkojmë
Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
Iniciativë, besueshmëri dhe orientim drejt rezultateve.
Njohje të tregut të bizneseve dhe interesim për mediat e reklamimin.
Përvoja në shitje, marketing ose marrëdhënie me klientë përbën përparësi.
Çka ofrojmë
Mundësi bashkëpunimi me një grup medial shumëplatformësh, mbështetje në prezantimin e ofertave, kushte stimuluese shpërblimi dhe mundësi zhvillimi profesional.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës në shitje, duke treguar nëse aplikojnë për punësim të rregullt apo bashkëpunim të jashtëm.
Emaili për aplikim: [email protected] | Konkursi mbetet i hapur deri më 1 dhjetor 2026