Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Han të Elezit. 

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. 

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore. 

Rasti vazhdon të hetohet.