Autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar një shtetas të Serbisë, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Mediumi “Kosovo Online” ka raportuar të hënën se i dyshuari me inicialet M.V., dyshohet se ka kryer krime në territorin e Pejës gjatë vitit 1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo61-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit dhe ka urdhërarrest për ekstradimin e tij.
“M.V. është arrestuar. 61-vjeçari, shtetas i Republikës së Serbisë, që kërkohej nga Interpoli UNMIK, për të siguruar praninë e tij në procedurën penale që po zhvillohet kundër tij, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Policisë së Malit të Zi.