Një serb është arrestuar të mërkurën në magjistralen Gjilan-Prishtinë pasi tentoi t'i korruptonte policët e Kosovës.
Ai ka tentuar t’u japë ryshfet 20 euro policëve që e kishin ndaluar në rrugë. I dyshuari, V.J. ishte ndaluar për kontrolle rutinore dhe ishte me një kamion me targa të shtetit të Serbisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje pë 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentoi ta korruptonte policin, arrestohet serbi në Prishtinë
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë