Një shtetas i Serbisë është arrestuar të shtunën në fshatin Trudë të Prishtinas, pasi ka tentuar t’i japë zyrtarit policor ryshfet për të liruar nga kundërvajtja në trafik.
Sipas njoftimit të policisë, serbi ka tentuar t’i japë policit 10 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka tentuar që t’i jap zyrtarit policor 10 euro qe ta lirojë nga kundërvajtja në trafik. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë, tentoi t’i korruptonte policët e Kosovës me 20 euro
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në kufi, tentoi me ryshfet ta fuste gruan në Kosovë
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi policit 50 euro ryshfet
-
Arrestohet polici që me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë