Një 54-vjeçar shqiptar dyshohet se ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit, raportoi të dielën “Euronews Albania”.
Mediat italiane kanë raportuar se gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, u transportua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni, por deri më tani nuk dihen detaje për gjendjen e saj shëndetësore.
Gjithashtu gjatë mbrëmjes të së shtunës, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle e kanë arrestuar të dyshuarin e po ashtu gjetën edhe thikën që dyshohet se e ka përdorur për të sulmuar të shoqen.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një italian në Fushë-Kosovë, sulmoi bashkëshorten me thikë
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj
-
50-vjeçari shqiptar në kërkim nga Italia, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
-
Një grua në Fushë-Kosovë dyshohet se u ther me thikë nga i fejuari