Njësiti FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, i kërkuar nga INTERPOLI për veprën penale korrupsion.
Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet A.B., është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtje dënimi prej 3 vjet e 4 muaj burgim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë, e për rastin u tha se do të ndërmerren masat e tjera.
“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin policor.
-
Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania
-
Arrestohet në Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar përmes INTERPOL-it
-
I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë
-
Kosova arreston një person që Serbia po e kërkonte përmes INTERPOL-it
-
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar