Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një shtetasi të huaj ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli.
Ai dyshohej për përfshirje në vepra penale që lidhen me shfrytëzim të të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u realizua të mërkurën rreth orës 13:30, nga njësiti i specializuar FAST, në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësi të tjera të Policisë.
Pas arrestimit, personi i kërkuar është shoqëruar për procedura të mëtejme ligjore.
Me vendim të prokurorit kujdestar, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa rasti do të vazhdojë sipas protokolleve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Arrestohet një i kërkuar nga INTERPOL-i për evazion fiskal e mashtrim
-
Arrestohet i kërkuari nga Interpoli për lëndimin e një personi që e çoi në vdekje
-
Policia e Kosovës arreston një person, po kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania