Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet personi që kreu një vrasje në vitin 2000 në Koshare të Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë me inicialet M.D., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

‘’Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.