Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe falsifikimi i dokumenteve”.
“Sot, më 18.08.2021, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore Ferizaj, ka arrestuar të dyshuarin B.Xh., viti i lindjes 1967, mashkull kosovar”, njoftoi PK.
Sipas njoftimi, i dyshuari dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar pa qenë i njëjti i regjistruar në librin amzë. Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile.
“I dyshuari me veprimin e tij, dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
-
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për “falsifikim të dokumentit”
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohen pesë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona në Ferizaj
-
Arrestohet një zyrtar në Gjilan, dyshohet për shkelje ligjore në Regjistrin Civil
-
Arrestohet ish-zyrtari në Ferizaj, e regjistroi një turk pa i plotësuar kriteret e shtetësisë