Një zyrtar doganor ka qenë në mesin e të arrestuarve pasi ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Dogana e Kosovës njoftoi se për muaj ka hetuar rastin dhe në Han të Elezit ka kapur në flagrancë zyrtarin bashkë me katër të dyshuar.
Zyrtari ka futur mallra pa pagesa dhe taksa doganore.
“Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me në orët hershme të mëngjesit kanë zënë në flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje). Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore”, thuhet në njoftim.
Dogana tha se ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion”.
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Kërcënohet një zyrtar doganor pas evidentimit të një kontingjenti të dyshimtë me derivate
-
E regjistroi të zbrazët automjetin plot me mall, Prokuroria kërkon dënimin e doganierit