Një zyrtar doganor është kërcënuar të hënën nga përfaqësuesi i një prej subjekteve të mëdha që operojnë me tregtimin me shumicë e pakicë të derivateve të naftës, ka njoftuar Dogana.
Dogana e ka dënuar këtë akt teksa ka njoftuar se kërcënimi ka ndodhur kur Dogana e Kosovës ka ndërmarrë verifikime zyrtare lidhur me një kontingjent me derivate, për të cilat janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore.
Po ashtu, ka njoftuar se rastin e ka paraqitur në organet kompetente.
“Çdo përpjekje për të frikësuar, penguar apo ndikuar në zyrtarët doganorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor, autoritetit të shtetit dhe funksionimit të institucioneve publike. Kërcënime të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë”, thuhet në reagimin e saj.
-
MINTI paralajmëron masa nëse ka luhatje të pajustifikueshme të çmimit të naftës
-
Dogana njofton për rastet e kontrabandës në pikat kufitare gjatë tetorit, u zunë edhe narkotikë
-
Dogana kap pjesë për automjete të padeklaruara
-
Aktakuzë ndaj 12 personave që ujin e deklaruan si naftë të importuar
-
Pavarësisht shtrenjtimit, MINTI thotë se s’ka abuzim me çmimet e derivateve