Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një rreshter i Policisë, u përfshi në zënkë mes familjeve në Fushë-Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar rreshterin policor R.B., për përfshirje në një rast të zënkës në mes disa familjeve në Miradi të Ulët të Fushë-Kosovës. Incidenti është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30.

Janë arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast, në mesin e tyre edhe rreshterin policor R.B. IPK-ja ka remomanduar që R.B. t’i shqiptohet suspendimi nga puna.

“Pas disa veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar tre persona njëri ndër ta edhe Zyrtarin Policor (R. që ishte i përfshirë në këtë incident. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” nga neni 366. Kallëzimi penal i përbashkët IPK-PK është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. IPK ka rekomanduar që të dyshuarit, Zyrtarit Policor (R. , t’i shqiptohet masa administrative suspendim nga puna”, thuhet nga IPK-ja.