Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Banjskë të Zveçanit, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe sekuestruar armë gjuetie me 9 fishekë dhe një emblemë të ushtrisë.
Arrestimi ka ndodhur të hënën (14 tetor), e pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një gruaje në Banjskë i gjenden pushkë, fishekë, çantë ushtrie e gjësende të tjera
-
Sekuestrohet një armë në Banjskë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohen disa armë
-
Arrestohet një person në Leposaviq, iu gjet pushka e gjuetisë me leje të lëshuar nga Serbia
-
Policia gjen 689 fishekë pranë një flamuri serb në Banjskë