Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një shtëpi në Banjskë të Zveçanit të shtunën është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit Karabinë e kalibrit 7.9 mm.
Pronari i shtëpisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Është iniciuar rast për “armëmbajtje pa leje”.
"Banjskë, Zveçan / 19.10.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Karabinë e kalibrit 7.9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë", thuhet në raportin e Policisë.
-
Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit
-
Një gruaje në Banjskë i gjenden pushkë, fishekë, çantë ushtrie e gjësende të tjera
-
Arrestohet një person në Banjskë, u kap me armë dhe me emblemë të ushtrisë serbe
-
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohen disa armë
-
Një qytetar në Banjskë dorëzon në Polici pistoletën pa leje