Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person lidhur me rastin e 60-vjeçarit që vdiq pasi u rrëzua nga një objekt

ndertim

Është arrestuar një person lidhur me rastin e vdekjes së një 60-vjeçari në Skenderaj i cili më 6 shtator ishte rrëzuar nga një objekt në ndërtim e sipër.

Rasti është iniciuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Me 08.09.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur, pasi viktima mashkull kosovar kishte humbur jetën derisa ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Më 6 shtator, burri ishte rrëzuar dhe ishte dërguar në QKUK me urgjencë por pas pesë orësh kishte vdekur.