Një punëtor në ndërtim ka vdekur pasi është rrëzuar nga një objekt ku po punonte në Prishtinë.
Pronari i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Ndalohet një person për vdekjen e punëtorit në vendpunishte në Veternik
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Vdiq punëtori që u rrëzua nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte
-
Vdiq një punëtor pasi ra nga skelet e një ndërtese