Është arrestuar një person me dyshime se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile në fshatin Izbicë në Skenderaj në vitet 1998-99.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të martën, ndërsa është dërguar në mbajtje.
"Fsh.Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Më 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet një person në Leposaviq për krime lufte
-
Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
-
Arrestohet i dyshuari për krime lufte kundër popullatës civile në Prizren
-
Arresohet një serb në Merdar, dyshohet për krime lufte