Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec, viktima pagoi kamatë deri 14 mijë euro

Fajde

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesën për paraburgim prej 30 ditësh ndaj të arrestuarit në Rahovec për fajde.

Sipas kërkesës për paraburgim, ai dyshohet se në qershor të vitit 2024 dhe në vazhdimësi për qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit H.F, i cili ia kishte marrë 7 mijë euro për shërim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima H.F ka paguar kamatë me fajde në shumën prej 14 mijë eurosh.

“Deri me datën e inicimit të hetimit ka paguar kamatë me fajde shumën prej 14.000 € (katërmbëdhjetëmijë euro), me ç’rast ditën kritike me datë 21.02.2026 i njëjti është arrestuar nga ana e policisë gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore duke i pranuar të hollat në vlerë prej 700 euro nga i dëmtuari. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 prg.2 lidhur me prg.1 të KPRK-së”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

I pandehuri që nga data 21 shkurt 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.


Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person në Rahovec është arrestuar për fajde.

Policia ka njoftuar se pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të shtunën.